Ndërlidhjet

Samoa dhe Tokelau nuk kanë 30 dhjetor


Dy shtetet e Ishujve të Paqësorit, do ta kalojnë ditën e sotme, 30 dhjetorin dhe pastaj do ta shohin të shtunën, fillimin e ditës së fundit të vitit, 31 dhjetorin.

Samoa dhe Tokelau, të cilat momentalisht janë një ditë mbrapa në krahasim me shtetet e afërta të Zelandës së Re dhe Australisë, do të lëvizin në anën tjetër të kohës ndërkombëtare, që do t’i vendosë ato në të njëjtën kohë me dy vendet më të zhvilluara të Paqësorit Jugor.

Kryeministri i Samoas, Sailele Malielegaoi tha se një gjë e tillë do ta ndihmojë vendin në zhvillimin e tregtisë dhe biznesit me Australinë, Zelandën e Re dhe Azinë.
XS
SM
MD
LG