Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Tubacioni i gazit të fillojë në 2012


Kryeministri rus, Vlladimir Putin ka urdhëruar sot që ndërtimi i tubacionit të gazit natyror të fillojë në vitin 2012.

Putin i ka thënë shefit të Gazpromit, Aleksei Miller se do të ishte mirë që punimet të fillojnë para fundit të vitit të ardhshëm.

Miller është pajtuar me këtë propozim dhe parashihet që fillimet e punimeve për naftësjellësin të përfundojnë deri në vitin 2015.

Tubacioni ka për qëllim që të bartë çdo vit rreth 63 miliardë metra kub të gazit rus nëpër Evropë.
XS
SM
MD
LG