Ndërlidhjet

logo-print

Kina përshkruan planin për programin hapësinor


Programi hapësinor i Kinës planifikon të lëshojë laboratorë hapësinorë, anije kozmike të drejtuara nga njeriu, anije mallrash, si dhe të bëjë përgatitjet për ndërtimin e stacioneve ajrore, brenda pesë viteve të ardhshme.

Qeveria kineze ka lëshuar një dokument që përshkruan hollësitë, ku thuhet se Kina do të vazhdojë në eksplorimin e hënës, si dhe planifikon të shtyjë përpara edhe eksplorimin e planetëve, asteroideve dhe diellit.

Kina i vë theks të madh zhvillimit të industrisë së saj të hapësirës, që shihet si një simbol i prestigjit kombëtar.
XS
SM
MD
LG