Ndërlidhjet

Mbyllet faqja e internetit e ish-presidentit iranian


Një faqe interneti qe i takonte ish-presidentit të Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani është mbyllur.

Agjencia e lajmeve ISNA citon vëllain e presidentit, i cili thotë se kompania e cila ofron shërbimet e mirëmbajtjes i ka kontaktuar ata dhe u ka treguar se kanë marrë urdhër për t’i ndërprerë shërbimet ndaj tyre.

Agjencia e lajmeve AFP njofton se Rafsajani ka qenë kritik ndaj udhëheqësisë së tanishme të Iranit, por në muajt e fundit është distancuar nga liderët e opozitës.
XS
SM
MD
LG