Ndërlidhjet

Siri: 11 viktima të reja


Raportet flasin se forcat siriane të sigurisë janë përleshur sot me protestuesit, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona, ndërsa dhjetëra mijëra kanë dalë në rrugë përgjatë tërë shtetit.

Aktivistët thanë se trupat hapën zjarr në disa lokalitete për të shpërndarë protestat, përfshirë edhe një periferi të Damaskut.

Raportohet se deri në 40 njerëz janë vrarë nga forcat siriane të sigurisë të enjten.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 5 mijë njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave kundër regjimit sirian.

Gjakderdhja po vazhdon edhe gjatë vizitës së monitoruesve të Ligës Arabe, të cilë po vëzhgojnë situatën në vend.
XS
SM
MD
LG