Ndërlidhjet

Tadiq kritikon serbët e veriut


Presidenti i Serbisë ka kritikuar planet e politkanëve serbë të veriut për të mbajtur një referendum mbi pranimin e institucioneve të Kosovës ose jo.

Boris Tadiq tha se referendumi i planifikuar të mbahet më 14 e 15 shkurt do të thellojë krizën dhe “do të provokojë reagim ndërkombëtar”.

Ai tha se “e tërë bota e di se serbët nuk i pranojnë institucionet e Kosovës”, dhe se referendumi nuk është i nevojshëm.

Serbët e Kosovës kanë bllokuar rrugët në veri, që nga vera në përpjekje për të penguar shtrirjen e autoriteteve të Prishtinës edhe në këtë pjesë që kontrollohet nga strukturat paralele serbe.

Kjo ka shkaktuar incidente me paqeruajtësit e NATO-s dhe ia ka bllokuar Serbisë marrjen e satusit të kandidatit për në BE.
XS
SM
MD
LG