Ndërlidhjet

Banorët e Zenicës të rrezikuar nga ndotja e ajrit


Njerëzit që jetojnë në qytetin qendror të Bosnjes, Zenicë janë paralajmëruar që të rrinë brenda shtëpisë, për shkak të koncentrimit të lartë të ndotjes së ajrit, i cili thuhet se është në nivel të rrezikshëm për jetën.

Raportohet se dioksidi i sulfurit në qytetin industrial ka qenë tri herë më i madh sesa që lejohet me standardet e Bashkimit Evropian.

Koncentrimi i ndotjes është rritur për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, përfshirë edhe mungesën e erës, që në kushte normale e shpërndan gazin.
XS
SM
MD
LG