Ndërlidhjet

Tetë myslimanë të Bosnjes akuzohen për krime lufte


Tetë myslimanë të Bosnjes janë akuzuar sot për krime lufte, për shkak të përfshirjes në ndalimin e qindra civilëve dhe të burgosurve të luftës në tre llogore afër Sarajevës, gjatë luftës në vitet 1992-1995.

Që të tetë, ish politikanë e ish zyrtarë të ushtrisë dhe policisë në komunat e Haxhiqit dhe Tarqinit, akuzohen për krime lufte kundër civilëve dhe robërve të luftës, ka njoftuar prokuroria.

Ata thuhet se kanë kryer krimet në periudhën nga maji i 1992 deri në janar të vitit 1996.

Në këtë periudhë gati mijëra serbë dhe kroatë të Bosnjes janë mbajtur në tre llogore.
XS
SM
MD
LG