Ndërlidhjet

logo-print

Nigeri: Shpërthim afër xhamisë


Një bombë ka shpërthyer afër një xhamie në qytetin verior të Nigerisë, Majduguri, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni nigerian.

Shpërthimi ka ndodhur, ndërsa njerëzit po largoheshin nga lutja e së premtes në xhami. Policia flet për disa viktima.

Në ditën e Krishtlindjeve në Nigeri, në shpërthimet në Kisha u vranë rreth 40 persona.

Përgjegjësinë për këto sulme e pat marrë sekti islamik, Haram Boko, që thotë se dëshiron të vendosë ligjin e sheriatit në Nigeri.
XS
SM
MD
LG