Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 31 dhjetorin në vite...


Festimi i Vitit të Ri
Festimi i Vitit të Ri
1999 – Bota përgatitet për një festë madhështore, me fishekzjarre dhe ngjarje të veçanta, për të mirëpritur mijëvjeçarin e tretë.

1841 – Shteti i Alabamas miraton legjislacionin e parë dentar në Shtetet e Bashkuara.

1857 – Mbretëresha e Britanisë, Viktoria, vendos të bëjë Otavën kryeqytet të Kanadasë.

1897 – Bruklini kalon ditën e fundit si një entitet i veçantë, para se të bëhet pjesë e qytetit të Nju Jorkut.

1946 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Heri Truman, shpall zyrtarisht fundin e luftimeve në Luftën e Dytë Botërore.

1993 – Këngëtarja e njohur, Barbara Streisend, mban koncertin e saj të parë të paguar në 22 vjet. Ajo performon në Las Vegas.

1999 – Presidenti i Rusisë, Boris Jelcin, jep dorëheqje. Kryeministri Vladimir Putin caktohet president i përkohshëm.

1999 – Sarah Knaus ndërron jetë në moshën 119-vjeçare. Ajo ishte personi më i moshuar në botë. Kishte lindur më 24 shtator, 1880, në Pensilvani.

2005 – Mbyllet Ambasada e Sudanit në Bagdad në përpjekje për lirimin e gjashtë punëtorëve të saj të rrëmbyer. Përfaqësuesit e Al Kaidës kanë paralajmëruar se robërit sudanezë mund të vriten, nëse nuk ndërpriten marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Irakut dhe Sudanit.

2006 – Diktatori irakian, Sadam Huseini, varroset në Avja, në fshatin ku ka lindur 69 vjet më parë. (v.t.)
XS
SM
MD
LG