Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia nuk bie, edhe nëse mbetet pa Kosovën


Zëvendëskryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk do të bie edhe nëse mbetet pa Kosovën.

Në pyetjen se cila është më e rëndësishme, Bashkimi Evropian apo Kosova, Daçiq në një intervistë për gazetën “Kurir” ka thënë se më e rëndësishme është Serbia.

“Ne shkojmë në Bashkimin Evropian për shkak të Serbisë, dhe vëtem nëse është në interesin tonë. Nuk do të bie Serbia edhe nëse mbetet pa Kosovën. Kjo ka ndodhur në historinë serbe, ky fanatizëm dhe kjo dashuri për Evropën, ose ky mazohizëm se nuk mund të jetojmë pa Kosovën apo pa Republikën e Serbisë”, ka thënë Daçiq.
XS
SM
MD
LG