Ndërlidhjet

Rikthehet gripi i shpezëve, një i vdekur në Kinë


Kina ka raportuar rastin e parë të viktimës nga gripi i shpezëve pas 18 muajve, që kur qe shfaqur kjo epidemi.

Mjekët thanë se një ngasës i autobusit në qytetin jugor të Shenzhenit, që doli pozitiv në analizat për virusin e gripit H5N1, vdiq sot në spital.

Shenzhen është në kufi me Hong Kongun, i cili së fundi ka suspenduar importet e shpezëve të gjalla nga Shenzheni, për shkak se tre zogj rezultuan pozitivë në analizat për virusin.

Virusi H5N1 është fatal për njerëzit në 60 për qind të rasteve, por nuk bartet lehtë nga njeriu në njeri.
XS
SM
MD
LG