Ndërlidhjet

logo-print

BE për bisedime pa kushte me Iranin


Bashkimi Evropian tha se është e hapur për bisedime kuptimplota me Teheranin, por pa u vënë parakushte nga ana e Iranit.

Zëdhënësi për politikën e jashtme të BE-së, Majkëll Man, i dha një deklaratë agjencisë së lajmeve, Reuters, duke iu përgjigjur një raporti të agjencisë iraniane të lajmeve Mehr.

Raporti citon një zyrtar të lartë duke thënë se negociatori për çështje bërthamore, Said Xhelili, do t’i shkruajë së shpejti, shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, për t’i shprehur gatishmërinë e Teheranit për bisedime të reja me fuqitë e mëdha.

Bisedimet ishin ngrirë në mes të tensioneve mes Iranit dhe vendeve perëndimore mbi programin bërthamor të Iranit. Kryeqytetet perëndimore akuzojnë Iranin se po kërkon që të zhvillojë armë bërthamore, një akuzë kjo që mohohet nga Teherani.
XS
SM
MD
LG