Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Protestat, "çmim i pashmangshëm i demokracisë"


Kryeministri Vlladimir Putin tha se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në protestat masive kundër dominimit të tij në Rusi.

Duke folur në një mesazh televiziv drejtuar qytetarëve për Vitin e Ri, Putini i quajti protestat si “çmimi i pashmangshëm i demokracisë”.

Në ditët e fundit, Putin ka thënë për lëvizjet protestuese se nuk kanë as program e as lider.

Por, në mesazhin e tij, ai tha se i dërgon urimet të gjithë rusëve, pa marrë parasysh simpatitë e tyre politike.
XS
SM
MD
LG