Ndërlidhjet

logo-print

IFJ: Në 2011-ën, u vranë 106 gazetarë


Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve(IFJ) tha se më shumë se 100 gazetarë dhe personel tjetër i mediave janë vrarë në 2011- një rritje kjo nga viti paraprak.

Raporti tha se dhuna më e keqe ndaj mediave në vitin 2011 ishte ne Pakistan, Irak dhe Meksikë, ku janë raportuar nga 11 të vrarë në secilin nga këto vende.

Raporti thotë se në tërësi, 106 gazetarë janë vrarë në vitin 2011, krahasuar me 94 sa ishte shifra në 2010-ën.

IFJ ka kërkuar nga OKB-ja që të bëjë më shumë në mbrojtjen e gazetarëve.
IFJ thotë se i përfaqëson më shumë se 600 mijë gazetarë nga 100 vende në tërë botën.
XS
SM
MD
LG