Ndërlidhjet

Maliki shpall 31 dhjetorin, "Ditë të Irakut"


Kryeministri Nuri al Maliki ka shpallur ditën e sotme ”Ditën e Irakut” për të shënuar fundit e paktit, që i lejoi forcave amerikane të qëndronin në vend.

“E shpall ditën e sotme, 31 dhjetorin, që e pa tërheqjen e plotë të forcave amerikane, ditë kombëtare. Do ta quajmë Dita e Irakut”, ka thënë Maliki në Bagdad.

Trupat amerikane përfunduan tërheqjen nga Iraku më 18 dhjetor.

Maliki u kërkoi irakianëve, që të qëndrojnë të bashkuar dhe tha se ditët e diktaturës në vend dhe regjimit monopartiak janë lënë pas, edhe pse politikanët rivalë të tij, e kanë akuzuar se po e centralizon pushtetin e vendimarrjes.
XS
SM
MD
LG