Ndërlidhjet

Bota i jep lamtumirën 2011-ës


Njerëzit në mbarë botën kanë qenë mikpritës të vitit 2012 me fishekzjarre, drita dhe këmbana festive.

Në qytetin e Nju Jorkut, qindra-mijëra njerëz janë tubuar në sheshin "Times Square" për të parë rënien tradicionale të topit të kristaltë në mesnatë.

Pas një viti që ka shënuar tërmetin dhe cunamin shkatërrues në Japoni, pas trazirave ekonomike në Evropë dhe gjetiu dhe pas trazirave që ka shkaktuar Pranvera Arabe, udhëheqësit e botës kanë dhënë mesazdhe shprese, derisa globi i ka dhënë lamtumirën e fundit 2011-ës.

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, tha se "2011-ta ka qenë kohë e sfidave të mëdha dhe e përparimeve të mëdha për Amerikën".

Ai shprehu shpresën se ekonomia amerikane do të vazhdojë të forcohet në vitin 2012.

Udhëheqësit evropianë, krahas urimeve, kanë paralajmëruar se kriza financiare e Evropës nuk ka marrë fund ende dhe se 2012-ta mund të sjellë vështirësi të tjera.
XS
SM
MD
LG