Ndërlidhjet

Obama nënshkruan në ligj sanksionet kundër Iranit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nënshkruar në ligj sanksionet kundër Bankës Qendrore të Iranit dhe sektorit financiar.

Masat kërkojnë nga kompanitë e huaja të zgjedhin nëse duan të bëjnë biznes me naftën e Iranit dhe bankën e tij qendrore, apo me sektorin financiar të SHBA-së.

Obama shprehu rezerva nëse ligji mund të bie ndesh me autoritetin e tij kushtetues për të realizuar marrëdhënie me jashtë, duke kufizuar marrëveshjet me qeveritë e huaja.

Sanksionet ndaj Iranit janë përgjigje ndaj aktiviteteve bërthamore të tij. Perëndimi dyshon se Teherani synon krijimin e armëve bërthamore, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga autoritetet iraniane.
XS
SM
MD
LG