Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 1 janarin në vite…


Ilustrim
Ilustrim
1995 – Themelohet Organizata Botërore e Tregtisë. Grupi prej 125 vendeve monitoron tregtinë globale.

1801 – Astronomi italian, Gjuzepe Piaci, bëhet personi i parë që zbulon një asteroid. Ai e quan atë “Ceres”.

1808 – Shtetet e Bashkuara ndalojnë importimin e skllevërve nga Afrika.

1898 – Menhatani, Bronksi, Bruklini, Kuinsi dhe Stejtën Ajllënd konsolidohen në një qytet të vetëm – Nju Jork.

1945 – Franca pranohet në Kombet e Bashkuara.

1959 – Fidel Kastro përmbys qeverinë e Fulgençio Batistas dhe merr pushtetin në Kubë.

1990 – Dejvid Dinkins betohet në postin e kryebashkiakut të Nju Jorkut. Ai është njeriu i parë me ngjyrë që merr detyrën në fjalë.

1993 – Çekosllovakia ndahet në dy shtete: Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Ndarja paqësore ishte projektuar në vitin 1992.

1998 – Në Kaliforni fuqizohet Ligji kundër duhanit.

1999 – Euroja bëhet monedhë e 11 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Paraja nuk ishte në dispozicion deri më 1 janar, 2002. (v.t.)
XS
SM
MD
LG