Ndërlidhjet

Irak: Bien shifrat e vrasjeve në 2011


Zyrtarë të lartë të Irakut kanë thënë se shifrat e të vrarëve nga dhuna në vitin 2011 kanë rënë dukshëm, në krahasim me vitet paraprake.

Sipas shifrave të lëshuara nga ministria e brendshme, ajo e shëndetësisë dhe nga ministria e mbrojtjes, vitin e kaluar janë vrarë rreth 2,700 njerëz, si pasojë e dhunës në Irak, rreth 1000 më pak sesa në vitet 2009 dhe 2010.

Të dhënat tregojnë se rreth 1,600 civilë u vranë gjatë sulmeve në vitin 2011, bashke me rreth 600 policë dhe rreth 500 ushtarë.

Ndërkohë, ministri i Irakut, Nuri-al Maliki, ditën e djeshme e shpalli “Dita e Irakut”, për të shënuar përfundimin e marrëveshjes që lejonte forcat amerikane të qëndronin në vend.

Ky vendim erdhi dy javë pasi trupat amerikane e kompletuan tërheqjen e tyre nga Iraku.
XS
SM
MD
LG