Ndërlidhjet

Koreja e Veriut kërkon besnikëri ndaj Kim Xhong Unit


Nëpërmjet një mesazhi për Vitin e Ri, regjimi komunist i Koresë së Veriut ka kërkuar nga veri koreanët që ta mbrojnë udhëheqësin e sapo zgjedhur, Kim Xhong Unin, deri në vdekje.

Mesazhi, i lëshuar nga media shtetërore, thoshte se ushtria, partia në pushtet dhe njerëzit duhet të jenë të përgatitur që të veprojnë si mburojë njerëzore për djalin dhe pasardhësin e Kim Xhong Ilit.

Mesazhi gjithashtu bënte thirrje që të ndërmerreshin hapa për zgjidhjen e mungesës kronike të ushqimit në vend, si dhe për lëvizjen drejt prosperitetit të kombit të varfër.

Kim Xhong Uni, i cili ende nuk i ka mbushur 30 vjet, është shpallur udhëheqësi i partisë në pushtet dhe komandant suprem i ushtrisë së Koresë së Veriut, pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong-Ilit, më 17 dhjetor.
XS
SM
MD
LG