Ndërlidhjet

Anëtari i kultit japonez dorëzohet pas 16 vjetësh arratie


Një ish-anëtar i kultit japonez, Aum Shinrikjo është dorëzuar vetë në polici, pas më shumë se 16 vjetësh arratisjeje.

Policia thanë se Makoto Hirata është vetë dorëzuar në një stacion policor në Tokio, në natën e vitit të ri.

Ai ishte fshehur që nga koha e sulmit me gaz të kultit në vitin 1995, në Tokio, ku kishin mbetur të vdekur 13 njerëz.

Hirata ishte arrestuar nën dyshimet për planifikim të kidnapimit të vëllait të një anëtari tjetër të kultit. Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë janë ende duke u kërkuar nga policia.

Rreth 200 anëtarë të Aum Shinrikjo janë dënuar, ndërsa trembëdhjetë prej tyre janë në pritje të ekzekutimit.
XS
SM
MD
LG