Ndërlidhjet

logo-print

Lëshojnë hapësirën e përbashkët ekonomike


Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia zyrtarisht sot e kanë lëshuar atë që ata po e quajnë Hapësirë të Përbashkët Ekonomike.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev kishte thënë gjatë muajit dhjetor se iniciativa do t’u jepte leje e mundësonte të tri vendeve shërbimet e lëvizjes së lirë, të punëtorëve dhe mallrave.

Ai kishte thënë se qëllimi i një iniciative të tillë është që deri në vitin 2015 ta ngrish bashkimin ekonomik të Euroazisë, që ka për model Bashkimin Evropian.

Që të tri vendet veçse e kanë themeluar Komisionin Ekonomik Euroaziatik, që do të jetë trupi rregullues i bashkimit.

Në korrik të vitit 2011, Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia hoqën barrierat doganore ndërmjet tyre, për të nisur një bashkim doganor.
XS
SM
MD
LG