Ndërlidhjet

Irani hedhë poshtë sanksionet e reja amerikane


Kryetari i Odës Tregtare të Iranit ka hedhur sot poshtë veprimin e Uashingtonit për të imponuar sanksione të reja ekonomike kundër republikës islamike.

Mediat vendore e citojnë Mohamad Nahavandian duke e hedhur poshtë vendimin e SHBA-së si "të kotë dhe të pajustifikueshëm."

Këto komente vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nënshkruar në ligj sanksionet kundër Bankës Qendrore të Iranit dhe sektorit financiar.

Masat kërkojnë nga kompanitë e huaja të zgjedhin nëse duan të bëjnë biznes me naftën e Iranit dhe bankën e tij qendrore, apo me sektorin financiar të SHBA-së.

Sanksionet ndaj Iranit janë përgjigje ndaj aktiviteteve bërthamore të tij.
XS
SM
MD
LG