Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë se ka testuar karburantin e parë bërthamor


Irani tha sot se shkencëtarët e tij kanë testuar karburantin e tij të parë bërthamor, të prodhuar nga uraniumi.

Faqja e internetit e Organizatës Iraniane për Energji Atomike tha se shufra është instaluar në thelbin e reaktorit të kërkimit të Teheranit, në mënyrë që të studiohet se sa mirë punon.

Irani kishte thënë muajin e kaluar se po planifikonte të fuste karburant të prodhuar në vend të uraniumit, në reaktorin e kërkimit në Teheran, i cili prodhon izotope për qëllime mjekësore .

Qeveritë perëndimore kanë shprehur frikën se qëllimi i vërtetë i Iranit është që të zhvillojë një aftësi për të pasuruar uraniumin me 90 për qind të nivelit të nevojshëm për një bombë bërthamore, një ambicie që Teherani e mohon fuqishëm.
XS
SM
MD
LG