Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti arab kërkon tërheqje të Ligës Arabe nga Siria


Një organ arab ka bërë thirrje sot që vëzhguesit e Ligës Arabe menjëherë të tërhiqen nga Siria, sepse regjimi i presidentit Bashar al-Asad po vazhdon me vrasjen e kundërshtarëve të opozitës, pavarësisht pranisë së vëzhguesve atje.

Parlamenti arab, me 88 anëtarë, tha se arabët janë të zemëruar me vrasjet e vazhdueshme nga regjimi i Sirisë, përderisa 100 vëzhgues të Ligës janë atje.

Kryetari kuvajtian i Parlamentit Arab, Ali Salem al Deqbasi tha se vëzhguesit janë shqetësuar nga "shkelje flagrante" të kryera nga regjimi i Al-Asadit.

Sipas aktivistëve, më shumë se 150 njerëz janë vrarë në gjithë vendin, që kur vëzhguesit e filluan të martën misionin e tyre një mujor.

Liga Arabe u formua nga Parlamenti Arab, i cili përbëhet nga ligjbërës dhe këshilltarë të shteteve përreth Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG