Ndërlidhjet

Katër ushtarë palestinezë të vrarë në shpërthim


Raportet nga Pakistani tregojnë se katër ushtarë pakistanezë janë vrarë në kohën kur një shpërthim bombe goditi veturën e tyre.

Agjencia e lajmeve, Reuters bën të ditur se shpërthimi ndodhi në zonën Dera Bugti, në jugperëndim të provincës Balushistan, që ndodhet në kufi me Afganistanin dhe Iranin.

Deri më tani nuk ka raporte se dikush e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Që të dyja palët, militantët separatistë dhe ata pro-talibanë të Balushistanit janë aktivë në provincë.
XS
SM
MD
LG