Ndërlidhjet

Exxon Mobil duhet të pranojë 908 milionë nga Venezuela


Një panel gjykues ndërkombëtar thotë se korporata me bazë amerikane, Exxon Mobil, duhet të pranojë rreth 908 milionë dollarë, si kompensim nga Venezuela, për nacionalizimin e aseteve të kësaj kompanie, nga qeveria e presidentit socialist, Hugo Çavez.

Exxon Mobil bëri të ditur dje se Oda Ekonomike Ndërkombëtare ka vlerësuar se kompania shtetërore e naftës, Petroleos de Venezuela SA, ka një detyrim kontraktual për korporatën Exxon Mobil.

Sipas kompanisë, çmimi është rreth 908 milionë dollarë. Agjencia e lajmeve AP tregon se bazuar në rregullat e Odës Ekonomike Ndërkombëtare, vendimet e saj janë të detyrueshme.

Ndërkohë zyrtarët e qeverisë së Venezuelës ende nuk kanë dhënë ndonjë koment.
XS
SM
MD
LG