Ndërlidhjet

Karzai kërkon që të dënohen abuzuesit e 15 vjeçares


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai thotë se policia do t’i arrestojë anëtarët e një familjeje, që akuzohen se kanë torturuar dhe mbajtur në mënyrë të jashtëligjshme gruan adoleshente të djalit të tyre, në gjashtë muajt e fundit, duke u munduar që të shtyjnë drejt një jete kriminale.

Pas takimit me zyrtarë të lartë, Karzai tha nëpërmjet një deklarate se kushdo që ka përdorur dhunë ndaj 15 vjeçares, Ahar Gul, duhet të dënohet.

Sipas policisë së provincës verilindore të Baglanit, vjehrrit e kishin mbajtur Gul në një bodrum për gjashtë muaj me radhë, duke ia shkulur flokët dhe thyer gishtërinjtë.
XS
SM
MD
LG