Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi i Mubarakut


Presidenti i larguar i Egjiptit, Hosni Mubarak është dërguar në një gjykatë, pasi që sot vazhdon gjykimi i tij për vrasjen e mijëra protestuesve.

Mubarak, 83 vjeçar, përballet me ekzekutim, në qoftë se dënohet për urdhërimin e vrasjeve të protestuesve, gjatë kryengritjes që e rrëzoi atë në shkurt të vitit të kaluar.

Në mes të seancave të gjykimit, ai është duke u trajtuar në një spital ushtarak, për shkak të një krize në zemër.

Gjykimi i Mubarakut filloi më 3 gusht dhe ri filloi javën e kaluar, pas tre muajsh pauze.
XS
SM
MD
LG