Ndërlidhjet

Vajza afgane për trajtim mjekësor në Indi


Sahar Gul, vajza 15 vjeçare që u torturua për muaj të tërë nga bashkëshorti i saj dhe familjarët e tij, do të udhëtojë për në Indi, ku do të marrë një trajtim mjekësor, njofton zëdhënësi i ministrit të brendshëm afgan, Sedik Sediki.

Presidenti Hamid Karzai tha se kushdo që ka përdorur dhunë ndaj 15 vjeçares, Sahar Gul, duhet të dënohet.

Ai tha se policia do t’i arrestojë anëtarët e familjes, që akuzohen se kanë torturuar dhe mbajtur në mënyrë të jashtëligjshme gruan adoleshente të djalit të tyre, në gjashtë muajt e fundit, duke u munduar që të shtyjnë drejt një jete kriminale.

Sipas policisë së provincës verilindore të Baglanit, vjehrrit e kishin mbajtur Gul në një bodrum për gjashtë muaj me radhë, duke ia shkulur flokët dhe thyer gishtërinjtë.
XS
SM
MD
LG