Ndërlidhjet

Lideri i Hamasit viziton anijen e ndihmave në Turqi


Lideri i Hamasit, në vazhdim të vizitës së tij në Turqi e ka vizituar sot një anije të ndihmës, e cila ishte sulmuar nga trupat izraelite në vitin 2010, duke shkuar në territorin e bllokuar palestinez.

Ismail Hanija përkujtoi nëntë aktivistët që u vranë gjatë sulmit të Izraelit në Marmara. Hanija është në udhëtimin e tij të parë jashtë Gazës, që kur Hamasi mori pushtetin në territorin palestinez në vitin 2007.

Gjatë ditës së djeshme, ai është takuar me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan. Hanija tha sot se qëllimi i vizitës së tij në Turqi është që të falënderojë popullin turk për mbështetjen e tyre për çështjen palestineze.
XS
SM
MD
LG