Ndërlidhjet

Ndërroi jetë presidenti i parë i Maqedonisë demokratike


Ka ndërruar jetë Kiro Gligorov, presidenti i parë maqedonas i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Zyra e Gligorovit ka bërë të ditur se presidenti i dikurshëm ka ndërruar jetë në gjumë, në shtëpinë e tij në Shkup, në pasditen e djeshme.

Ai kishte shërbyer dy mandate në vitet e 90-ta, kur vendi u pavarësuar nga Jugosllavia. Ai ishte zgjedhur president në janar të vitit 1991, në kohën kur vendi ishte ende republikë jugosllave.

Ai udhëhoqi qytetarët drejt referendumit, në të cilin ata votuan për pavarësi. Maqedonia ishte republika e vetme që u shkëput nga Jugosllavia pa luftë.

Gligorov ishte ri zgjedhur për një mandat të dytë në vitin 1994. Një vit më vonë, ai ishte lënduar rëndë nga një shpërthim bombe në veturë.
XS
SM
MD
LG