Ndërlidhjet

Rebelët sirianë kapin trupat në veri të vendit


Rebelët e armatosur sirianë kanë kapur sot dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë, në kërkim të dy pikave të kontrollit në provincën veriore të Idlibit, njoftojnë vëzhguesit sirianë për të drejta të njeriut.

Gjithashtu bëhet e ditur se dezertorët e ushtrisë gjithashtu janë përleshur me forcat e sigurisë në një pikë të tretë të kontrollit, duke vrarë dhe lënduar një numër të paspecifikuar të trupave besnike të presidentit Bashar al-Asad.

Rami Abdelrahman, drejtor i Observatorit për të drejta të njeriut tha sot se operacioni kishte ndodhur në rajonin e Idlibit dhe se ende nuk dihet saktë se sa njerëz janë vrarë apo kapur nga rebelët.

Sulmi i raportuar vjen tre ditë pasi ushtria siriane anti-qeveritare kishte urdhëruar luftëtarët e saj për të ndaluar operacionet sulmuese, në pritje të një takimi me delegatët e Ligës Arabe.

Vëzhguesit janë duke kërkuar pajtueshmërinë e Sirisë me një plan paqësor të Ligës Arabe, që bën thirrje për tërheqjen e trupave të Asadit dhe tërheqjen e tankeve nga rrugët, si dhe bën thirrje për lirimin e të burgosurve dhe fillimin e bisedimeve me opozitën.
XS
SM
MD
LG