Ndërlidhjet

logo-print

Izraelitët dhe palestinezët mirëpresin takimin


Negociatorët e Izraelit dhe Palestinës janë nisur sot për në Jordani, ku do të marrin pjesë në takimin e parë pas rreth 16 muajsh, edhe pse të dyja palët theksuan se ky takim nuk shënon ri fillimin e bisedimeve.

Shefi i ekipit negociator izraelit, Jitzak Molsho dhe homologu i tij palestinez, Saeb Erakat pritet që nesër të ulen përballë njëri tjetrit, për të marrë pjesë në një seancë të organizuar nga ministri i jashtëm i Jordanit, Naser Judeh.

Thuhet se edhe i dërguari i Kuartetit, Toni Bler pritet që të marrë pjesë në këtë seancë, bashkë me zyrtarë e diplomatë të tjerë të lartë të grupit, që përfaqësojnë BE-në, Rusinë, SHBA-të dhe Kombet e Bashkuara.

“Ky është një zhvillim pozitiv”, ka thënë ministri izraelit, Dan Meridor, për një radio publike izraelite, duke shtuar se është hera e parë pas shumë kohësh që palestinezët janë të gatshëm të bisedojnë, pa pasur paragjykime.

Më herët gjatë ditës, edhe përfaqësuesi palestinez, Saeb Erkat tha për radion palestineze se takimi ka për qëllim diskutimin e gjetjes së mundësive që mund të çojnë në rifillimin e negociatave.
XS
SM
MD
LG