Ndërlidhjet

logo-print

Takimi Sarkozi- Merkel, kërkon zgjidhjen e eurokrizës


Presidenti francez Nikolas Sarkozi do të takojë më 9 janar në Berlin kancelaren gjermane Angel Merkel për bisedimet, që duket se do të fokusohen në rregullat e reja për të fuqizuar disiplinën e re buxhetore në Bashkimin Evropian.

Zyra e presidentit francez ka njoftuar për takimin e ardhshëm, por nuk ka dhënë detaje.

Ministrat e financave te BE-së do të takohen më 23 janar, para se liderët e tyre të mbajnë një samit, një javë më vonë.

Ata do të jenë nën presion të vazhdueshëm, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për krizën, që kërcënon mbijetesën e monedhës së përbashkët, 10 vjet pas lëshimit të saj në qarkullim.
XS
SM
MD
LG