Ndërlidhjet

Presidenti gjerman 'kërcënoi' gazetën Bild


Presidenti i Gjermanisë, Kristian Vulf ka thirrur personalisht redaktorin e Bildit, gazetës më të shitur në vend, në muajin e kaluar dhe e ka kërcënuar me hapa legalë, po që se publikon një artikull për një kredi private për shtëpi, të cilën ai e kishte marrë me interes të ultë.

Bild i ka konfirmuar raportet e mediave se kreu i shtetit i kishte lënë një mësazh me zë kryeredaktorit Kai Dikman, në të cilin e kërcënon gazetën se do të ndërmarrë veprime legale dhe kishte shprehur zemërimin rreth planeve për botimin e artikullit.

Gazeta tha se Vulf kishte thirrur disa ditë më vonë për të kërkuar flaje “për tonin dhe përmbajtjen“ e mesazhit me zë, por, pa dhënë detaje tjera.

Vulf, aleati konservativ i kancelares Angela Merkel, është vënë në presion të vazhdueshë,nga mediat gjermane për të dhënë dorëheqje, që kur Bildi në mesin e muajit dhjetor raportoi se ai i kishte mashtruar ligjvënësit në shtetin e Saksonisë së ulët, prej nga edhe vjen, në lidhje me raportet e tij me një biznsmen të pasur, i cili i kishte dhënë gruas së tij një kredi për shtëpi në vlerë prej 500 mijë eurosh.

Vulf ka kërkuar falje për skandalin e kredisë dhe ka marrë mbështetjen e Merkelit dhe të partive kryesore të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG