Ndërlidhjet

Protestë anti-qeveritare në Budapest


Në Budapest janë mbledhur të hënën aktivistët për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria e qendrës së djathtë po i përdorë ligjet dhe kushtetutën e re për të ushtruar kontrollin mbi çështje të ndryshme si në ekonomi, liritë fetare dhe diskriminimin e moshës.

Partitë opzoitare dhe grupet civile u mblodhën në protestën kundër qeverisë afër Operës Shtetërore, ku liderët kryesorë të Hungarisë do të merrnin pjesë në një gala koncert.

Aktivistët thanë se kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e djathtë Fidesz, e cila ka dy të tretat në parlament, ka miratuar ligje që e tretin sistemin demokrartik të kontrollit si dhe ka rritur kontrollin politik mbi drejtësinë, bankën qendrore, grupet fetare dhe mediat.
XS
SM
MD
LG