Ndërlidhjet

Polonia arreston ish-prokurorin e kërkuar nga Rusia


Polonia ka arrestuar ish-prokurorin rus, Aleksandër Ignatenko, të kërkuar nga Moska, nën dyshimet për përfshirjen e tij në një rrjet të kazinove të paligjshme.

Agjencia e inteligjencës e Polonisë, e cila raportohet ta ketë bërë arrestin, refuzoi të jepte sot ndonjë koment.

Ignatenko u arrestua në një rrugë që çon në vendpushimin Zakopan, në malet jugore Tatra të Polonisë, ku ai planifikonte të takohej me gruan dhe fëmijët e tij.

Raportohet se ai kishte me vete një pasaportë të Lituanisë.

Në muajin maj, autoritetet ruse lëshuan një urdhër-arresti për Ignatenkon, i cili ishte pushuar nga posti i tij si prokuror në muajin prill, pas shpartallimit të një rrethi të paligjshëm të kazinove, në rajonin e Moskës, kah mesi i muajit shkurt.
XS
SM
MD
LG