Ndërlidhjet

Arrestohet gjermani i dyshuar për zjarrvënie në Hollivud


Policia në Los Engjëllës e ka arrestuar një qytetar gjerman, lidhur me më shumë se 50 raste të dyshuara për zjarrvënie, gjë që ka shkaktuar zemërim dhe ngritje nervash në zonën e Hollivudit, gjatë festës së Vitit të Ri.

Policia e identifikoi të dyshuarin, Harri Burkhart, 24 vjeçar dhe tha se ai është akuzuar për zjarrvënie.

Kryetari i Los Engjëllës, Antonio Villaraigosa tha se 53 zjarre të qëllimshme u vunë në zonën hollivudiane, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe vetura në vlerë prej rreth 3 milionë eurosh.
XS
SM
MD
LG