Ndërlidhjet

Egjiptianët votojnë në raundin e tretë


Në Egjipt sot pritet të zhvillohet votimi në raundin e tretë dhe final të zgjedhjeve parlamentare.

Votimi pritet të zhvillohet në nëntë provinca, përfshirë edhe rajonet e jugut, që kanë përmasat më të mëdha të votuesve të krishterë.

Grupet islamike, sikurse Vëllazëria Myslimane dhe partia Al – Nour, kanë fituar pjesën më të madhe të vendeve në kuvend, nga raundet e mëparshme të votimit.

Vëzhguesit thonë se dy raundet e para të votimit u zhvilluan kryesisht pa manipulimet të votave dhe pa frikësime.

Por kandidimet për në raundin e tretë kanë përfshirë vdekjen e 17 njerëzve muajin e kaluar, si pasojë e dhunës mes forcave të sigurisë dhe protestuesve, që po kërkojnë që t’i jepet fund qeverisjes së këshillit ushtarak, që erdhi në pushtet pas largimit të presidentit Hosni Mubarak në shkurtin e kaluar.
XS
SM
MD
LG