Ndërlidhjet

Francë: Gjashtë femra të dënuara për mbulesë islamike


Ministri i brendshëm i Francës ka bërë të ditur se që nga prilli, kur ka hyrë në efekt ligji që ndalon mbulimin e tërësishëm me mbulesë islamike, vetëm gjashtë femra janë dënuar dhe gjobitur.

Klaud Zhantë tha në një intervistë për të përditshmen “Le Monde” se asnjë femre nuk i është marrë nënshtetësia, një tjetër dënim që e parasheh ligji.

Ndërkohë, liderët myslimanë thonë se një ligj i tillë stigmatizon të gjithë ndjekësit e islamit.

Ndërsa përkrahësit thonë se ligji ka për qëllim sigurimin e vlerave laike të Francës dhe të barazisë gjinore, si dhe ta luftimin e islamin radikal.
XS
SM
MD
LG