Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon gjykimi i Mubarakut, prokurorët prezantojnë argumentet


Gjykimi i presidentit të larguar, Hosni Mubarakut vazhdon sot, ndërsa prokurorët pritet të prezantojnë argumentet që Mubaraku dhe bashkëpunëtorët e tij janë fajtorë për vrasjen e më shumë se 800 protestuesve, gjatë kryengritjeve që çuan në përfundimin e sundimit 30 vjeçar të tij.

Mubaraku, 83 vjeçar, është dërguar në gjykatë, përderisa policia dhe ushtria ishin vendosur jashtë Akademisë Policore në Kajro, ku mbahet gjykimi.

Mubaraku dhe dy bijtë e tij, përveç akuzave për vrasje, ballafaqohen edhe me akuza shtesë për korrupsion. Ish lideri famëkeq dhe të pandehurit e tjerë kanë mohuar çdo keqbërje. Gjykimi i tyre filloi në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG