Ndërlidhjet

Pesë të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Afganistan


Zyrtarë afganë kanë bërë sot të ditur se një sulmues vetëvrarës, i cili voziste një motoçikletë, ka vrarë katër civilë dhe një oficer policie, pas shpërthimit të eksplozivit, në një postbllok të policisë në qytetin Kandahar.

Gjenerali Abdul Razak nga policia rajonale e Kandaharit tha se sulmi i sotëm la edhe 16 të lënduar, përfshirë tre oficerë policie dhe gjashtë fëmijë.

Edhe një mjek nga spitali i Kandaharit, Kamal Shah i ka konfirmuar këto shifra të viktimave.
XS
SM
MD
LG