Ndërlidhjet

Maqedoni: Vazhdon problemi me emrin


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi

Çështja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE edhe gjatë këtij viti do të mbetet pezull, pa ndonjë zhbllokim të mundshëm të procesit të anëtarësimit në këto struktura euroatlantike.

Kështu vlerësojnë ekspertët e çështjeve ndërkombëtare duke mos pritur asnjë zgjidhje të mundshme të kontestit rreth emrit me Greqinë, që edhe ka bllokuar tanimë 20 vjet anëtarësimin e Maqedonisë në organizmat ndërkombëtar.

Ish diplomati, Alajdin Demiri, thotë se vendimi i GJND-së, ka kthyer në fillim gjithë procesin e deritanishëm të negociatave dhe çdo përpjekje e Shkupit zyrtar për anëtarësim me ndonjë formulë tjetër, është e dështuar.

E vetëdijshme është Greqia se pa zgjidhjen e këtij problemi Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO dhe BE, dhe kjo tani e kthen në fillim gjithë procesin.
E vetëdijshme është Greqia se pa zgjidhjen e këtij problemi Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO dhe BE, dhe kjo tani e kthen në fillim gjithë procesin. Problemi kthehet në atë se a ka kapacitete dhe mundësi Maqedonia që të zgjidhë këtë kontest. Por, si duket këto kapacitete kjo qeveri nuk i ka, dhe po bëhet gjithnjë më e qartë se Maqedonia po shkon kah izolimi pasi nuk mund të ballafaqohet me problemet e hapura dhe reale të cilat ekzistojnë”, thotë Demiri.

Ndërkohë, ish ministri i Punëve të Jashtme, Denko Malevski nuk përjashton mundësinë e përkeqësimit të raporteve me Greqinë.

Kjo sipas tij, mund të lexohet edhe në dy letrat që mori kryeministrit Gruevski nga fundi i dhjetorit nga zyrtarët e lartë grekë.

Pres që raportet greko-maqedonase të përkeqësohen edhe më tej, në veçanti pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila i dha një grusht të rëndë Greqisë dhe në shenjë hakmarrjeje, Athina zyrtare mendoi se do të forcojë kursin negativ ndaj Maqedonisë".

"Kjo në fakt paralajmërohet edhe nga dy letrat që mori kryeministri Gruevski nga homologu i tij grek, Papadhimos dhe lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, të cilët, qartë bënë me dije se pa zgjidhjen e emrit Maqedonia nuk mund të pretendojnë anëtarësimin në NATO dhe BE
”, u shpreh ish shefi i diplomacisë, Denko Malevski.

Në rrethana të këtilla, sipas ish diplomatit Alajdin Demiri, i takon Qeverisë së Maqedonisë që të fillojë takime për zgjidhjen e kontestit, kuptohet për të ndryshuar emrin kushtetues të vendit.

Por, paraprakisht, thotë Demiri, qeveria, e në veçanti, Gruevski, duhet të heq dorë nga politika nacionaliste që do të jetë shumë e vështirë, pasi ai është i vetëdijshëm se vetëm një politikë e tillë e mban ende në pushtet.

Qeveria e Gruevskit nuk ka alternativa. Mendoj alternativë e vetme është që të ulet dhe të negociojë për emrin.
Qeveria e Gruevskit nuk ka alternativa. Mendoj alternativë e vetme është që të ulet dhe të negociojë për emrin. Por, kjo gatishmëri nuk ekziston, që do të thotë se kjo qeveri nuk rrënohet nëse fillon të ndryshojë pozitat, pasi pozitat e kësaj qeverie dhe të VMRO-DPMNE-së, u rritën pikërisht duke luajtur në këtë kartë nacionaliste dhe duke e mjegulluar problemin, dhe e krijoi frikën te qytetarët maqedonas se dikush do t’i zhbëjë si maqedonas”, thotë Demiri.

Se nuk pritet ndonjë ndryshim në raport me zgjidhjen e çështjen së emrit dhe zhbllokimin e procesin integrues, dëshmojnë edhe fjalimet e fundvitit të zyrtarëve të lartë maqedonas.

Ata në paraqitjet e tyre, pa përjashtim për gjithçka, fajësojnë Greqinë, dhe të inkuarajuar nga vendimi i GJND-së, vazhduan t’i bëjnë thirrje që të respektojë vendimet, ndërsa paralajmëruan se në samitin e NATO-së, në Çikago, do të parashtrojnë kërkesë për pranim në NATO me referencën e përkohshme IRJM.
XS
SM
MD
LG