Ndërlidhjet

logo-print

Zhupe kërkon sanksione më të ashpra ndaj Iranit


Ministri i jashtëm francez, Allan Zhupe tha sot se ai është i bindur se Irani është duke zhvilluar armë bërthamore dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të imponojë sanksione më të ashpra ndaj Teheranit.

Gjatë një interviste në një televizion të Parisit, Zhupe tha se ai nuk kishte asnjë fije dyshimi se Teherani është duke zhvilluar armë bërthamore dhe ka kërkuar nga BE-ja që të imponojë sanksione të ngjashme me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ekspertët ende janë duke diskutuar, por në rast se Irani është duke zhvilluar armë bërthamore, unë nuk mendoj se duhet të ketë dyshime rreth asaj. Raportet e fundit nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ishin të qarta në këtë pikë. Për këtë arsye Franca, duke mos e mbyllur mundësinë e negociatave dhe dialogut me Iranin, dëshiron sanksione më të ashpra”, ka thënë ministri i jashtëm francez, Allen Zhupe.
XS
SM
MD
LG