Ndërlidhjet

Talibanët do të hapin një zyre politike në Katar


Talibanët afganë thanë sot se ata e kanë arritur një marrëveshje paraprake për të hapur një zyre politike në Katar dhe se janë të interesuar që t’i fillojnë bisedimet, pas një dekade kryengritjesh.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabidullah Muxhadih tha përmes një deklarate se është koha e duhur që të kenë një zyrë jashtë vendit, me qëllim të fillimit të dialogut me bashkësinë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu tha se një marrëveshje fillestare për hapjen e zyrës së talibanëve është arritur me shtetin e Katarit dhe palë të tjera relevante.

Komunikata për shtyp e talibanëve thotë se ata kanë kërkuar lirimin e të burgosurve talibanë nga burgu ushtarak amerikan në Guantanamo Bay.
XS
SM
MD
LG