Ndërlidhjet

Irani burgosë vajzën e ish-presidentit


Vajza e ish-presidentit të Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani është dërguar sot në burg dhe i janë ndaluar aktivitetet politike, nën akuzat për propagandë anti-shtetërore, gjatë protestave kundër zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009.

Rafsanjani kishte përkrahur reformatorët, pas votimit që kritikët thonë se ishte i manipuluar, me qëllim të zgjedhjes së sërishme të Mahmud Ahmadinexhadit në krye të vendit.

Faezeh Hashemi Rafsanjani ishte arrestuar dhe u ndalua për pak kohë, pas një tubimi protestues.

Agjencia e lajmeve ISNA thotë se ajo është paraqitur në gjykatë muajin e kaluar, nën akuzat për zhvillim të fushatave kundër formacionit islamik.

Agjencia e lajmeve citoi avokatin e saj të ketë thënë se Faezeh është dënuar me gjashtë muaj burg dhe i është ndaluar angazhimi në çdo aktivitet kulturor dhe politik në pesë vitet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG