Ndërlidhjet

logo-print

Palestina paralajmëron masa ndaj Izraelit nëse dështojnë bisedimet


Presidenti palestinez ka kërcënuar sot se do të merren masa të reja kundër Izraelit nëse takimi i shumë pritur në Jordani dështon të sjellë një ri-fillim të bisedimeve paqësore.

Sipas presidentit Mahmud Abas, masat mund të përfshijnë veprime shtesë në Kombet e Bashkaura.
Këto paralajmërime vijnë pak para takimit të negociatorëve të Izraelit dhe Palestinës në Aman.

Qëllimi i këtij takimi, që mbahet pas më shumë se një viti, është që të gjendet një agjendë për ri-fillimin e bisedimeve paqësore.
XS
SM
MD
LG