Ndërlidhjet

Emisari amerikan diskuton për Korenë Veriore


Diplomati kryesor për Shtetet e Bashkuara për Azinë ka arritur sot në Kinë në një turne gjatë të cilit do të shkojë edhe në Korenë Jugore dhe në Japoni, për të diskutuar zhvillimet në Korenë Veriore pas vdekjes së Kim Xhong Ilit.

Kërt Kampbell, ndihmës-sekretari i shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin po viziton rajonin për të disktuar për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor dhe ndihmën ushqimore me Korenë Veriore.

Kampbell është zyrtari më i lartë amerikan që viziton rajonin që nga vdekja e Kimit dhe kalimi i pushtetit te biri i tij, Kim Xhong Uni.
XS
SM
MD
LG